AktualitetPolitikëTë fundit

PDIU zyrtarisht në opozitë

Pavarësisht pakënaqësive në kampin opozitar, PDIU i është bashkëngjitur zyrtarisht opozitës.

Idrizi dhe kreu i PD Lulzim Basha u takuan mëngjesin e sotëm për të diskutuar pikat e fundit të marrëveshjes së koalicionit. Gjatë një deklarate për mediat, kryedemokrati Lulzim Basha u shpreh se fronti i opozitës së bashkuar po zgjerohet në interes të qytetarëve.

Basha tha se u bashkuam per shqiptaret.

“I uroj mirëseardhjen PDIU në frontin opozitar. Duhet të largojmë sa më parë aleancën e qeverisë me krimin. Do të çlirojmë vendin nga sundimi i bandave. Bisedova me Idrizin për ofrimin e vizionit tonë për zhvillimin ekonomik të vendit dhe daljen nga ngërçi.  Takimi në PDIU në interes të qytetarëve. Do ofrojmë alternativën për daljen nga emergjenca kombëtare ku Rama ka futur Shqipërinë. U bashkuam per shqiptaret”, deklaroi Basha

Idrizi tha se PDIU ka qenë opozitë, por tashmë është pjesë zyrtare e opozitës së bashkuar

“PDIU ka qenë opozitë, por sot jemi pjesë e opozitës së bashkuar. Përballë qeverisë arrogante, krimit në rrijte dhe braktisjes së Shqipërisë, kemi nevojë për një opozitë të fortë. Ka ardhur koha që opozita të ketë alternativën e saj. Çështja çame është përdorur deri sot. Të bashkohemi për t’i dhënë një zgjidhje të shpejtë kësaj çështje, për nderimin e viktimave të një genocidi të tmerrshëm. Nga opozitë jemi pjesë e opozitës zyrtare, sepse vendi ka nevojë për një opozitë të fortë.”, deklaroi Idrizi.

 

Fraksion.com