Modelja shqiptare rrefehet në “Prive”
Modelja e famshme shqiptare, Vildane Zeneli që jeton e zhvillon karrierën në Amerikë ka vendosur të tregojë disa detaje të reja nga jeta e saj që publiku nuk i dinte.
Seksi dhe me forma të përsosura si gjithmonë, Vildane u bë pjesë e rubrikës së emisionit Prive ku zbuloi këto gjëra:
1.Kam kryer shkollën e biznesit në një prej kolegjeve më të mira në Amerikë.
2.Kam mësuar ti jap makinës që prej moshës 9-vjecare.
3.Para dy vitesh, e kam thyer dorën gjatë punës. Jam rrëzuar në banjo në një hotel dhe e kam plot hekura.
4.Kam lindur bjonde.
5.Kam dy vëllezër, tre motra, 7 mbesa dhe 3 nipa. Kur isha e vogël, mendoja që djemt e motrës time i kam vëllezër.
6.Kam hyrë në klasë të parë 4 vjece e gjysmë.
7.Gjithmonë blej dy gjëra njësoj sepse kam frikë që më prishet, kështu që e kam tjetrën rezervë.
8.Nuk më pëlqen të lyhem shumë, por kur e bëj, e bëj pa pasqyrë.
9.Kam 5 makina, apartament në Nju Jork dhe shtëpi në Majami.
10. Nuk pi alkool.