Kazinotë “pushtojnë” Korçën, frekuentues edhe adoleshentët
Pikat e lojërave elektronike janë shqetësuese për qytetarët e Korçës. Adoleshentët dhe të rinjtë janë grupmosha më e kërcënuar nga ky aktivitet.
Biznesi fitimprurës i kumarit rëndon familjet, jo vetëm financiarisht, por edhe si një faktor social që prek adoleshentët.
Zhvillimi teknologjik, rrjetet sociale, lojërat virtuale dhe prania e këtyre pikave në rrugët kryesore të qytetit të Korçës janë mjaft shqetësuese për të rinjtë dhe prindërit e tyre.
Pavarësisht opinionit publik, shkeljes së ligjit, biznesi i lojërave të fatit vazhdon të ushtrohet përgjatë bulevardeve dhe shesheve kryesore në Korçë.