AktualitetTë fundit

Ithtarët e Enverit, edhe në Pezë. Nostalgjikët e diktatorit në 76-vjetorin e konferencës

Peza është vendi ku është zhvilluar një prej ngjarjeve më të rëndësishme për bashkimin e shqiptarëve kundër pushtuesve gjatë Luftës së Dytë Botërore: është mbledhur Kuvendi ku është mbajtur Konferenca e Pezës, më 16 shtator 1942.

Sot pas 76 vitesh, përkujtohet kjo konferencë ku janë hedhur themelet e bashkimit kombëtar. Pjesë e festimeve zyrtare ishin edhe përfaqësues të ekzekutivit.

Pandeli Majko tha: “Në Pezë nisi shkëndija. Duhet t’i themi disa gjëra troç. Ata që thonë jo veriu, jo jugu, duhet ta dinë që edhe Shqipëria e Mesme ka pasur njerëz me kobure në brez, që i kanë dalë për zot vatanit”.

Ndërsa Erion Veliaj u shpreh: “Ne besojmë shumë fort që një nga gjërat që duhet t’i kalojmë gjeneratës së re është kujtesa. Është fakti që ne nuk jemi një komb i ardhur nga hiçi, jeta nuk filloi sot”.

Por, si çdo vit, komunistët marshuan drejt varrezave të dëshmorëve.

“Lufta jonë, e Partisë Komuniste, ka qenë për liri e pavarësi kundër pushtuesve fashistë dhe bashkëpunëtorëve të tyre tradhtare, se këta ishin më të rrezikshëm, këta të dërrmonin. Por, ne kemi qenë në aleancë me të gjithë vendet e botës, me fuqitë e mëdha”, thotë një komuist.

Por, pse u mbajt në Pezë konferenca historike? Arsyen na e tregon Ilir Bita, djali i partizanit Stavri Bita, në çetën e Pezës: “Konferenca e Pezës dhe Peza bashkë është një nga çetat e para të Europës, e themeluar në 5 qershor 1940 nga Myslym Peza, komandanti i madh. Se këtu ishte vendi më patriotik dhe i sigurtë, larg Tiranës”.

 

Fraksion.com