Irani kërcënon BE: Jo nënshtrim ndaj SHBA-së
Europianët duhet të mos i nënshtrohen SHBA-së, ka kërkuar ministri i Jashtëm iranian, Mohamed Sarif. Nëse BE do të qëndrojë pasiv, Irani do të fillojë me pasurimin e uraniumit.
Fjalët të pasohen nga veprat
Sarifi kërkoi nga vendet anëtare të BE-së që të sanksionojnë firmat, „të cilat për shkak të sanksioneve të reja amerikane heqin dorë nga biznesi me Iranin”. „Europianët duhet të vendosin, nëse janë të gatshëm që fjalët t’i pasojnë edhe me vepra.”, Çështja që shtrohet sipas tij, është nëse „Europa i nënshtrohet diktatit amerikan”, tha Sarif për Spiegel. Ministri i Jashtëm iranian përjashtoi bisedime direkte të vendit të tij me SHBA. Nuk ka bazë për bisedime, tha ai, vetëm nëse SHBA rikthehen tek marrëveshja atomike, „do të ishte e mundur të mendohej për bisedime.
SHBA në mënyrë të njëanshme hoqën dorë nga marrëveshja atomike në maj të këtij viti, në bazë të së cilës, Irani kufizon zgjerimin e kapaciteteve të tij nukleare në mënyrë të verifikueshme. Në gusht SHBA vendosën sërish sanksione ekonomike kundër Iranit. Në nëntor do të filloj një raund i ri sanksionesh, me të cilën SHBA kërkojnë të pengojnë eksportimin e naftës nga Irani.
Fraksion.com