BMW do të tërheqë më shumë se 139.000 makina nga tregu kinez
Prodhuesi gjerman i makinave BMS do të tërheqë më shumë se 139.000 automjetet e tij nga Kina duke filluar na 9 nëntori për shkak të një difekti në sistemin e ajrit të kondicionuar.
Këtu përfshihen 89.309 makina të prodhuara në Kinë në mes të majit 2015 dhe korrikut 2011, si edhe 50.143 automjete të importuara të prodhuara në periudhën janar 2005 – korrik 2011, thuhet në një deklaratë të Administratës Shtetërore për Rregullimin e Tregut.
BMW Brilliance Automotive Ltd, një ndërmarrje e përbashkët me bazë në Kinën verilindore dhe BMW China Automotive Trading do të kontrollojnë automjetet si edhe do të zëvendësojnë pjesët e dëmtuara pa pagesë.