AktualitetBota+Të fundit

Trump dhe Pompeo akuzojnë ish sekretarin Kerry për takime me zyrtarë iranianë

Sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo, ka kritikuar ish udhëheqësin e këtij posti gjatë qeverisjes së Obamas, për takimet me ministrin e jashtëm iranian, duke shtuar se periudha e presidentit Oabama ka zbehur politikat ndaj Teheranit.

Pompeo, më 14 shtator, tha se takimet e Kerry me Mohammad Javad Zarif janë të paprecendentë dhe të papërshtatshme.

Një ditë më herët, presidenti amerikan, Donald Trump, ka akuzuar ish sekretarin Kerry për mbajtjen e takimeve ilegale me regjimin iranian, që mund të shërbejë si ndërprerje e punës së mirë ndaj popullit amerikan.

Pompeo tha se Kerry po mban raporte me “sponzorin më të madh të terrorit në vend”.

“Nuk mund të gjesh precedent për këtë në historinë e Shteteve të Bashkuara dhe sekretari Kerry duhet të mos bëjë këto sjellje”, shtoi ai.

Kerry u përgjigj përmes një postimi në Tëitter duke thënë “Zoti president, duhet të jeni më i brengosur për takimet e Paul Manafort me Robert Mueller se sa të mijat me ministrin iranian”.

 

Fraksion.com