AktualitetTë fundit

Papa Françesku pret Ilir Metën të hënën

Papa Françesku pret të hënën presidentin e Shqipërisë, Ilir Meta, në Vatikan.

Sipas Zyrës së Shtypit pranë Selisë së Shenjtë, nuk ka shumë detaje për takimin.

Por Agjencia Katolike e Lajmeve shkruan se mund të diskutohet për rolin e Kishës katolike në Shqipëri, por edhe për situatën në Kosovë dhe bisedimet me Serbinë në Bruksel.

Mes të tjerash, me Papa Françeskun mund të diskutohet edhe për situatën e krijuar në Itali si pasojë e fluksit të emigrantëve.

49-vjeçari Ilir Meta është president i Shqipërisë që prej prillit 2017.

Gjatë vizitës në shtator të vitit 2014, Papa Françesku u takua në Tiranë me paraardhësin e Metës, Bujar Nishani.

 

Fraksion.com