Life StyleTë fundit

Krizat nga droga në Hollivud, Justin Biber në prag vdekje nga mbidoza

Nuk është ndonjë çudi sa herë konstatohet që emra të ndryshëm të Hollivudit janë përdorues të rregullt të lëndëve narkotike.

Vdekjet si pasojë e mbidozës kanë qenë të shumta.

Viktimë e radhës mund të kishte qenë edhe këngëtari Justin Biber, pas rastit të Mac Miller, ish I dashuri I Ariana Grande, që ndërroi jetë pak ditë më parë.

Edhe këngëtari i njohur Justin Bieber duket se ka qenë prag vdekjes, nga mbidoza.

Ka qenë menaxheri i tij Scooter Braun i cili në një intervistë për “The Red Pill Podcast” është shprehur se ka kaluar shumë vështirësi me këngëtarin.

Justin në moshën 19-vjeçare, Biber ka qenë një konsumues i rregullt i lëndëve narkotike dhe Scooter ka qëndruar gjithmonë me frikë se ai mund të humbiste jetën në një moshë shumë të re.

“Kisha shumë frikë se do ta humbisja dhe nuk më zinte gjumi. Mendoja se me aq shumë sa pinte gjatë natës nuk do të ishte në gjendje të zgjohej në mëngjes” – tha Scooter.