Bashkëshortja braktis Bob Sinclar: Flinte gjumë heret
Historitë e dashurisë nuk përfundojnë gjithmonë me fund të lumtur.
Dhe ky është rasti i Bob Sinclar dhe ish-gruas së tij Ingrid.
Ata i dhanë fund martesës së tyre 20-vjeçare dhe një burim ka treguar arsyen e ndarjes.
“Bob shkonte në shtrat shumë heret, nuk dilte për darka, jeta e tij ishte shumë e mërzitshme për Ingrid që donte të argëtohej dhe të jetonte jetën,”-tha burimi duke shtuar se Bob nuk e priste ndarjen.
Mediat raportojnë se kjo ngjarja do ta shkatërrojë DJ.
Çifti, të dy rreth 50-vjeç, kanë një vajzë Paloma, 15 vjeçe. Ata u njohën në moshë shumë të re në Paris.