AktualitetBota+Të fundit

Austri, të burgosurit i vënë zjarrin dyshekëve

 Gjashtë të burgosur janë hospitalizuar me lëndime serioze pasi në qelinë e burgut u kanë vënë zjarrin dyshekëve dhe çarçafëve, në qendrën e paraburgimit në një stacion policor.

Policia austriake njoftoi se të burgosurit kanë pësuar lëndime të rënda trupore. Policia e Vjenës ka thënë se 5 afganë dhe 1 iranian u përpoqën të bllokonin derën e qelisë me dollap duke lënë një mesazh të përbashkët lamtumirës për torturim për dëbimet e tyre.

Oficerët u përpoqën ta hapnin derën e qelisë me forcë. Rreth 70 zjarrfikës luftuan me flakët në qeli. Policia thotë se meshkujt e moshës nga 18 deri në 31 vjeç janë vendosur në kujdes intensiv.

Të paktën 14 persona, përfshirë dhe 3 policë janë trajtuar në vendngjarje për shkak të asfiksimit.