AktualitetBota+Të fundit

Aktivisti francez i arrestuar nga Izraeli ka hyrë në grevë urie

Shkrimtari dhe aktivisti francez, që u arrestua në protestat kundër vendimit për rrënimin e vendbanimeve palestineze në zonën Han al-Ahmed, në Kudsin Lindor të pushtuar ka hyrë në grevë urie, raporton Anadolu Agency.

Nahoum Oltchik, anëtar i shoqatës joqeveritare “Combatants for Pease – Luftëtarët për paqe”, të formuar nga aktivistë palestinezë dhe izraelitë për AA thanë se forcat izraelite aktivistin francez Romano janë duke e mbajtur në stacionin policor në Kudsin Lindor.

Oltchik tha se Romao ka hyrë në grevë urie me kërkesën që autoritetet izraelite të tërheqin vendimin për rrënimin e vendbanimeve palestineze, apo lejimin për banorët lokalë që të ndërtojnë shtëpitë e tyre. Ai do të vazhdojë me grevën e urisë deri në përmbushjen e kërkesave të tij.

Romano ka dy shtetësi, atë të SHBA-së dhe Francës. Ai është autor i librit “Dashuria dhe terrori në Lindjen e Mesme”, kurse në Palestinë ka ardhur për t’i dhënë mbështetje pupullatës në zonën Han al-Ahmed.

Romano dje u arrestua me tre palestinezë të tjerë.

Gjykata e Lartë izraelite më 5 shtator refuzoi apelin ndaj vendimit për rrënimin e vendbanimeve palestineze në zonën Han al-Ahmed dhe komfirmoi vendimin që vendbanimet në fjalë të zbrazen në afat prej 7 ditësh.

 

Fraksion.com