Life StyleTë fundit

Williams pranon atësinë për foshnjën jashtëmartesore

Robbie Williams​ ka thyer heshtjen e tij në lidhje me fëmijën e tij të tretë për të cilën nuk kishte dhënë asnjëherë informacione, por megjithatë u pranua nga bashkëshortja e tij Ayda Field që pranoi ta rrisë atë.

Coco është fëmija i tretë i Williams.

Këngëtari i “Angels” i tregoi të përditshmes britanike, tabloidit “The Sun” se është qesharake se si e gjithë familja janë përkushtuar për ta rritur beben.

“Është qesharake, sapo bënë ndokush ndonjë gjë dhe zhurmë ne mendojmë për beben dhe themi: ‘shhh beba po fle”, ka thënë ai.

Williams, i cili ka edhe dy fëmijë të tjerë me bashkëshorten tha se ata nuk xhelozojnë për fëmijën që babai i tyre ka sjellë në shtëpi, nga një grua tjetër.

“Në fakt ata e duan shumë dhe shpesh e ledhatojnë sikur të ishte një arushë e vogël”.

Çifti Williams ka shokuar fansat kur ka postuar në Instagram fotografinë e bebes së tretë që ka lindur nga një aferë jashtëmartesore e këngëtarit.

 

Fraksion.com