AktualitetBota+Të fundit

Uragani Florence dobësohet në stuhi të kategorisë së parë

Uragani Florence tashmë është dobësuar në një stuhi të kategorisë së parë, por metereologët thonë se ai përsëri e ka fuqinë për të dhënë goditje vdekjeprurëse në zonat ku kalon. Shtetet e brigjeve lindore të Amerikës tashmë kanë marrë masat e nevojshme për të përballuar stuhinë:

Syri i Uraganit Florence të premten lëvizi drejt brigjeve, duke sjellë me vete erëra të forta dhe shira në Karolinën e Veriut dhe atë të Jugut.

New Bern, North Carolina
New Bern, North Carolina

Qendra Kombëtare e Uraganëve thotë se Florence tashmë ka shkaktuar stuhi të rrezikshme për jetën e njerëzve në brigjet e Karolinës së Veriut.

”Me ardhjen e stuhisë së fuqishme që shkakton dallgë të mëdha në oqean, lumenjtë që derdhen atje do të tejmbushen, duke shkaktuar përmbytje në zonat përreth.” – tha Guvernatori i Karolinës së Veriut Roy Cooper.

Metereologët thonë se më tepër se sa fuqia e stuhisë, shqetësim përbën lëvizja e ngadaltë e saj.

Presidenti Donald Trump tha se qeveria është e përgatitur për të përballuar Florencën; ekipet e ndihmës së shpejtë dhe të emergjencave për rastet e fatkeqësive, janë në gatishmëri të plotë.

Sipas parashikimeve të motit, Uragani Florence pritet të dobësohet së tepërmi kur të kalojë të shtunën nëpër pjesën qendrore të shtetit të Karolinës së Jugut. Më në veri, në shtetet e tjera përgjatë brigjeve të Atlantikut, priten shira të rrëmbyer gjatë gjithë javës së ardhshme, që do të shënojë fundin e Uraganit Florence./VOA

 

Fraksion.com