AktualitetRajoniTë fundit

Tsipras: Shpresoj që referendumi në Maqedoni do të jetë i suksesshëm

Tsipras tha se dëshiron që marrëveshja e Prespës të shkojë përpara dhe të zbatohet në të dy vendet, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Dëshiroj dhe shpresoj se kjo marrëveshje do të shkojë përpara. Dëshiroj, shpresoj dhe i mbështesë orvatjet e Zoran Zaevit që ta fitojë referendumin. Dhe kuptohet, pastaj, përpjekja akoma më e vështirë që të gjejë 2/3 në parlamentin e tij që ta ratifikojë ndryshimet kushtetuese. Kjo është mundësi e madhe për Greqinë, mundësi e madhe për rajonin”, tha Tsipras në intervistë.

Alexis Tsipras gjithashtu tha se zgjidhja mes dy vendeve do të fitojë shumicë absolute në Parlamentin e Greqisë dhe sqaroi se Marrëveshja e Prespës, do të vijë në Parlament, ashtu siç është përcaktuar në vetë marrëveshjen “kur pala tjetër do ta finalizojë procesin e revizionit kushtetues dhe kuptohet kur do të formohet protokolli për integrim në NATO” që Greqia të mund ta ratifikojë edhe protokollin për anëtarësim të Maqedonisë në Aleancën Atlantike të Veriut.

“Kjo marrëveshje do të marrë shumicë absolute në parlamentin grek. E respektoj dhe nuk dakorodohemi me pozicionin e partnerit tim në koalicion, me të cilin kam bashkëpunim të ndershëm dhe të sinqertë dhe jam i sigurt se do t’i mbajë parimet e tij, ashtu siç beson vet ai, por nuk do ta prishë rrjedhën e papenguar të vendit drejt rikuperimit ekonomik dhe stabilitetit politik”, tha Tsipras në lidhje me pozicionin e “Grekëve të Pavarur” që janë pjesë e qeverisë së tij.

 

Fraksion.com