Itali: Bordelloja e parë e kukullave-prostituta mbyllet pas 9 ditësh
Duke u ofruar klientëve modele silikoni brenda një nga tetë dhomat e saj private, “LumiDolls” në Torino rezultoi se shkelte ligjet italiane për dhënien me qira të akomodimit.
Autoriteti shëndetësor i qytetit gjithashtu po heton nëse kukullat e vendosura në një ndërtesë të fshehtë në veriperëndim të qytetit, pastroheshin plotësisht pas çdo përdorimi.
“Lumidolls” hapi shërbimin më 3 shtator në një vend ku prostitucioni është i paligjshëm, megjithëse masiv.
Shuma që paguhej për një seancë gjysmë ore me një kukull ishte 80 euro. Kukullat prej silikoni janë thuajse reale.
Klientët mund të zgjedhin nga shtatë kukulla të ndryshme femrash dhe një kukull mashkull që quhet Alessandro, i cili ka një penis që mund të zgjatet.
Kukullat, të cilat kushtojnë deri në 2,000 € secila, thuhet se janë larë plotësisht për dy orë pas përdorimit.
Fraksion.com