Boston: pas shpërthimeve të gazit, punonjësit e emergjenca në gatishmëri
Punonjësit e emergjencave vazhdojnë të qëndrojnë pranë tre qytezave në pjesën veriore të Bostonit, një ditë pasi dhjetra shtëpi u përfshinë nga zjarri si pasojë e një shpërthimi të dyshuar gazi, që shkaktoi vdekjen e një 18 vjeçari dhe plagosi të paktën 12 persona.
Shpërthimi ndodhi të enjten në Lawrence, Andover dhe North Andover të shtetit Masaçusets.
Të gjitha shtëpitë që furnizohen me gaz natyror u urdhëruan të evakuohen.
Kompania e gazit (Colombia Gas) njoftoi se po punon të ulë presionin në tubacionet e gazit, por sipas kompanisë do të duhej “pak kohë” për ta ndërprerë gjithë shërbimin.
Guvernatori i Masaçusetsit u kërkoi banorëve të këtyre zonave të tregohen të kujdesshëm në kushtet e ndërprerjes së energjisë elektrike, që nënkupton dhe nxjerrjen jashtë funksionit të semaforëve.
Fraksion.com