AktualitetEkonomiTë fundit

Ahmetaj: Kurse rikualifikimi për të gjithë të papunët

Brenda vitit 2019  të gjithë të papunët do të aftësohen  nëpërmjet kualifikimit të detyrueshëm i cili do të ofrohet nga ministria e Ekonomisë dhe Financave. Arben Ahmetaj tha se kjo fushtë do të nisë së shpejti dhe do të bëj të mundur 76 mijë persona të papunë  dhe që  nuk kanë një profesion të ri-kualifikohen për të  qenë të aftë që të hyjnë në tregun e punës

 Do të nisë një fushatë 1-vjeçare  të rikualifikimit të tëe gjithë të papunëve që janë në moshë pune, me detyrim, me pagesë nga buxheti i punës. Pra rikualifikim i të gjithë forcës që është në moshë pune, pra brenda të papunëve të rejgistruar apo anëtarëve të familjes që marrin ndihmë ekonomike, por që janë në gjendje pune, një rikualifikim i aftësive të tyre teknike brenda një viti.”

Pavarësiht të dhënave të INSTAT që tregojnë një ulje të ndjeshme të papunësisë kreu i financave Arben Ahmetaj tha se rritja e numrit të punësuarve mbetet sfidë

Ka një rënie të konsiderueshme të papunësise, megjithëse është rritur pjesëmarrja në forcën e punës. Mendoj se kemi bërë politikat e duhura, por 22% të rinj të papunë është një sfidë akomë më e madhe.”

Kjo deklaratë u bë gjatë një aktiviteti për nxitjen e punësimit të të rinjve në Shqipëri.

 

Fraksion.com