Life StyleTë fundit

A e blejnë paratë lumturinë?

Të shpenzosh para për objekte të ndryshme është argëtuese, por objektet materiale nuk kanë ndonjë efekt të madh te lumturia personale. Sipas Shawn Achor, autori i librit The Happiness Advantage, “paraja mund ta blejë lumturinë, por vetëm nëse përdoret për të bërë gjëra jo thjesht për të blerë gjëra.”Si mund të na bëjë paraja më të lumtur? Achor sugjeron t’i shpenzoni paratë për këto gjëra:

Për ekperiencë, e cila prodhon emocione pozitive që janë më domethënëse dhe zgjasin.

Për njerëz të tjerë, kjo gjë na bënë akoma dhe më të lumtur se sa të harxhojmë para për veten tonë (sidomos kur shpenzon para për të kaluar eksperienca me njerëz të tjerë).

Studimet kanë treguar se “paratë që shpenzohen për aktivitete – si për shembull koncerte dhe darka në grup – sjellin më shumë kënaqësi se blerjet materiale si këpucët, televizor apo ora të shtrenjta”.

Në fund të studimit, pjesëmarrësit të cilëve iu tha të shpenzonin paratë e dhëna për njerëz të tjerë (për shembull, të blenin një lodër për motrën e vogël, t’i paguanin drekën një miku apo ti dhuronin për bamirësi) ishin më të lumtur në fund të ditës se sa ata të cilëve iu tha t’i shpenzonin paratë e dhëna për veten e tyre.

Si mund ta përdorni këtë studim në avantazhin tuaj? Achor sugjeron të krijoni një buxhet personal:

1. Ndani shpenzimet mujore në dy kolona: “të kesh” dhe “të bësh”

2. Në fund të çdo muaji, rishikoji të dyja listat, dhe mendo sa lumturi të kanë ofruar dhe sa ka zgjatur kjo e fundit.

Në fund të ditës, Achor sugjeron se iu mund të dëshironi t’i rivendosni paratë e shpenzuara për “të kesh” në kolonën tjetër “të bësh”, sidomos pasi ta keni kuptuar sa shumë lumturi dhe kuptim i japin eksperiencat jetës tuaj”.

Sipas mendimit tim, paraja është thjesht një mjet – asgjë më shumë. Është e rëndësishme të vlerësoni jo vetëm mënyrën se si i shpenzoni paratë , por gjithashtu si kontribon kjo e fundit në lumturinë tuaj. Paraja nuk do të jetë kurrë në gjendje të blejë lumturinë totalisht, por kur ju e përdorni atë si një mjet për t’u argëtuar me njerëz të tjerë dhe për të përjetuar eksperienca të reja, padyshim që ajo do t’iu ndihmojë.

 

Fraksion.com