Rama, Vizat për Kosovën: Shyqyr që Parlamenti Europian e hoqi njollën nga vetja
Kryeministri Rama ka përshendetur vendimin e Parlamentit Europian për votimin pro liberalizimit të vizave për Kosovën.
Kreu i qeverisë shqiptarë thotë në twitter,se me këtë akt, Parlamenti Europian e hoqi një njollë.
420 deputetë të PE votuan për liberalizimin e vizave ndërsa 186 ishin kundër dhe 22 abstenuan.
Reagimi i Edi Ramës
Shyqyr që Parlamenti Europian e hoqi nga vetja njollën me të cilën Europa ka kaq vjet që cënon flamurin e vet duke mos hequr vizat për Kosovën!Kosova mbetet dhe për pak kohë i vetmi vend me viza për në Europë, por kjo e sotmja është një hap për t’u përshëndetur sidoqoftë.
Fraksion.com