NATO: Krijimi i ushtrisë çështje e Kosovës
NATO mbështet zhvillimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës me mandatin aktual, por nëse FSK duhet të zhvillohet, atëherë Këshilli i Atlantikut të Veriut do të duhet të rishqyrtojë nivelin e angazhimit të NATO-s në Kosovë.
“Çdo lloj ndryshimi strukture, mandati dhe misioni të Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK), duhet të bëhet në përputhje me Kushtetutën e Kosovës dhe kërkon ndryshime kushtetuese,” shkruhet më tej dhe vlerësohet se: “Forca e Sigurisë së Kosovës është një forcë profesionale, që po bëhet gjithnjë e më shumë multietnike dhe është burim për stabilitetin në rajon.”
Takim i ministrave të Mbrojtjes të vendeve të NATO-s, qershor 2018
Zyra e NATO-s në Bruksel vëren se: “Progresi i arritur është shembull për suksesin e NATO -s në krijimin e kapaciteteve në sektorin e sigurisë, por ku nevojitet edhe më shumë për të bërë”.
NATO mbështet zhvillimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës me mandatin aktual, por shton se “nëse Forca e Sigurisë së Kosovës duhet të zhvillohet, Këshilli i Atlantikut të Veriut do të duhet të rishqyrtojë nivelin e angazhimit të NATO-s në Kosovë.”/DW
Fraksion.com