Mbledhje urgjente: Qeveria e Kosovës voton pr.ligjin për kalimin nga FSK në ushtri
Në një mbledhje urgjente të mbajtur këtë të enjte, Qeveria e Kosovës ka votuar pro projektligjit për transformimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës në Forca të Armatosura të Kosovës.
Propozimi i këtij projektligji është bërë në një mbledhje nga ministri për FSK-në Rrustem Berisha, i cili përfshinte ndryshimin e 3 ligjeve për FSK-në.
Tashmë, pas ndryshimit të këtyre ligjeve, që gjithsesi pritet të miratohen edhe në Kuvendin e Kosovës, Ministria për FSK-në do të ndryshojë në Ministri të Mbrojtjes, ndërsa FSK-ja merr detyra të reja.
Fraksion.com