AktualitetNATO/BETë fundit

Ligjet evropiane për të drejtat e autorit do të reformohen

Një aleancë e pakëndshme midis gjigandëve të internetit dhe aktivistëve lufton kundër artistëve që kërkojnë mbrojtje më të madhe të punës së tyre. Ligjvënësit kërkojnë të riformulojnë lirinë në internet.

    
Një betejë njëvjeçare që ka vendosur artistët kundër kundër koncerneve të mëdha të teknologjisë mori fund ditën e mërkurë në Strasburg, kur Parlamenti Evropian votoi pro reformimit të ligjeve për mbrojtjen e të drejtave të autorit në erën e platformave të shpëndarjes së përmbajtjeve, content-sharing.

Në qendër të gjithë dramës ndodheshin dy propozime kontradiktore: Neni 11, i cili mbulon të drejtat e botuesve të shtypit dhe Neni 13, i cili kërkon të bëjë përgjegjës gjigandët e teknologjisë për shkeljen e të drejtave të autorit në platformat e tyre. Kritikët kanë frikë se i pari është i papërpunueshëm dhe mund të çojë më vonë në “upload filters,” pra filtra që mund të vendosen për shkarkimin e përmbajtjeve, ose mund të çojë në algoritma që mund t’ i japin gjigandëve të teknologjisë kontrollin mbi përmbajtjet që shfaqen në platformat e tyre. Një varg amendamentesh kundërthënëse mund të çojnë minutën e fundit në një zgjidhje me një kompromis shumë të zgjeruar.

Nëse propozimet kalojnë votimin në formën e tyre aktuale, kritikët druhen se ato do të jenë në kundërshtim me principet e shpikësve të Web-it për rrjedhje të lirë të informacionit, dhe siç thotë artisti rapist Wyclef Jean, do ta bëjë më të vështirë që njerëzit të gjejnë kulturë dhe talente të reja.

Jean, një ish anëtar i grupit amerikan të hip- hopit, The Fugees, mbështet njërën anë të debatit të çalë, atë mbi lirinë e internetit atë që ajo i ka dhënë krahë artistëve dhe muzikantëve kundër gjigandëve të teknologjisë dhe mbështet aktivistët e internetit.

Kritikët kanë nxjerrë në pah potencialin për “overblocking,” në të cilin algoritme të caktuara censurojnë përmbajtjen dhe nuk e shkelin ligjin për të drejtat e autorit. Ata po ashtu paralajmërojnë për kostot që kushte të tilla mund të krijojnë për platformat e vogla të publikimit.

“Unë kam punuar me kaq shumë artistë që kanë eksperimentuar me muzikën time dhe kanë pasur sukses,” thotë Jean, në një konferencë shtypit për të drejtat e autorit të BE, zhvilluar në Parlamenin Evropian ditën e martë. “Upload filters, pra filtrat për shkarkimet në internet dhe gjëra të tjera që shkaktojnë kufizime do të ndalin artistët në punën dhe krijimet e tyre në të ardhmen.”

‘Freedom means … respect’

Që kur janë propozuar në vitin 2016, direktivat për të drejtat e autorit janë kthyer në fushëbeteje midis artistëve, shumë prej të cilëve duan të ndalojnë platformat e internetit t’ u mbajnë falas përmbajtjet dhe aktivistëve të internetit, që druhen se ligjet me formulime jo shumë të qarta do të shkatërrojnë lirinë e shprehjes në internet.

Artistët po ashtu e ndjejnë veten në të dy anët e çështjes. Jean-Claude Moreau, kryetar i Shoqatës së autorëve, kompozitorëve dhe muzikantëve i cili e mbështet reformën, thotë se artistët “do të preferonin më mirë të mos kishte direktiva se sa të kishte direktiva të këqija.”

“Liri do të thotë se ne duhet të respektojmë autorët… sepse krijuesit duhet të fitojnë bukën me punën e tyre,” tha Moreau në protestën e zhvilluar ditën e martë jashtë Parlamentit Evropian.

“Ne duam që interneti të na ndihmojë të rrisim shpejtësinë, jo të na frenojë,” tha ai. Ditën e mërkurë u diskutuan më shumë se 200 amendamente, në një hov përpjekjesh për të gjetur kompromisin midis kërkesave të atyre që krijojnë përmbajtjet dhe të drejtave të konsumatorëve.

“Mua më kujtohet se herën e fundit pjesa më e madhe e refuzuan propozimin, sepse Neni 13 është jo i mirë dhe nuk është ide e mirë që të vendosësh përmbajtjen para shkarkimit, ” thotë Tiemo Wölken, një anëtar gjerman i Parlamentit Evropian, i cili i përshkruan propozimet aktuale si “të rrezikshme” dhe ka sjellë me vete kanë amendamente të veta.

“Ideja ime është se nëse platforma është duke performuar në mënyrë aktive, domethënë nëse është duke organizuar dhe optimuar përmbajtje për arsye fitimi, atëherë ajo duhet të jetë përgjegjëse për platformën,” thotë Wölken. “Dhe nëse ai që ka të drejtat kërkon të ketë një marrëveshje licencimi me platformën, atëherë platforma duhet të mbyllë një kontratë të ndershme dhe të arsyeshme licencimi.” Megjithëse numri i zgjidhjeve të mundshme e bën të vështirë të parashikosh cili do jetë versioni final, ligjvënësit janë optimistë se ata do të marrin votën./DW

 

Fraksion.com