AktualitetPolitikëTë fundit

Basha: Rama në Nju Jork për të ndërtuar një grataçelë; Do t’i vjedhë territorin konsullatës shqiptare

Kryetari i opozitës, Lulzim Basha, nga Durrësi paralajmëroi se nuk do të ketë asnjë negociatë me Ramën deri në dekriminalizimin e plotë të institucioneve të shtetit.

“Nuk ka dhe nuk do të ketë asnjë negociatë, asnjë diskutim, asnjë ulje në tavolinë bisedash me Ramën dhe bandën e tij sa kohë që institucionet e vendit janë pushtuar nga krimi dhe politikanë të lidhur me krimin. Ne do të luftojmë deri në fund për të arritur dekriminalizimin e plotë për të larguar politikanët e lidhur me krimin  nga institucionet e vendit, me çdo mjet dhe çdo formë”, tha Basha nga Durrësi, ku u mblodhën këtë të enjte grupet parlamentare të opozitës shqiptare, të cilat kanë bojkotuar kuvendin për të dytën javë.”

Në fjalën e tij, Basha po ashtu akuzoi kreun e qeverisë se po grabit pronën e konsullatës shqiptare në Nju Jork për të ndërtuar një grataçelë në SHBA.

Sipas kreut të PD, Edi Rama prej pesë ditësh ndodhet në Nju Jork, ku ka shkuar “të vjedhë territorin e konsullatës shqiptare atje për të ngritur një grataçelë me miqtë e tij, me një akt grabitje të pronës së shtetit shqiptar”.

“Kapet një hajdut duke vjedhur dhe shkon në burg, kapet Edi Rama duke vjedhur dhe shkon 5 ditë në Nju Jork për të përgatitur një tjetër vjedhje”, tha Basha.

 

Fraksion.com