AktualitetPolitikëTë fundit

Basha mesazh Ruçit, Vetting-u për politikanët: Mos u sill si pronar kuplaraje

Kreu i PD-së Lulzim Basha i bëri një apel kryeparlamentarit Gramoz Ruçi që të publikojë online në faqen e Kuvendit projektligjin e depozituar nga opozita për Vetting-un në politikë.

“Rucci me urdhër të Ramës, tash 5 ditë refuzon të publikojë pr/ligjin e propozuar nga opozita për Vetting-un e politikanëve dhe relacionin përkatës. Nxitojnë të fusin vjedhjen me ligj siç ishte Rama-Fusha, nxitojnë të fusin ligjin korruptive siç ai i lojërave të fatit. Por refuzojnë një detyrim ligjor siç është transparenca. Heshtja 48-orëshe, e kanë nxjerrë lakuriq Ramën, Ballës dhe Cyrbjes e dhjetëra politikanëve të tjerë që s’janë gjë tjetër veçse zëdhënësit e bandave të krimit”, tha Basha.

“I jap këtë mesazh kryetarit të Kuvendit, Gramoz Ruçi: Mos u sill si pronar kuplaraje, por minimalisht respekto rregulloren e kuvendit, publiko online projekt-ligjin”.

 

Fraksion.com