Basha: Do të mirëpres kërkesën e PDIU; Kam objektiva
Basha u shpreh se mirëpret kërkesën e PDIU për të nisur bisedimet për fushatën e zgjedhjeve të ardhshme lokale.
“Do të mirëpres kërkesën e PDIU për të nisur bisedimet, kjo bazuar te objektivat, çlirimin e vendit nga krimi dhe formulimi i zgjedhjeve të përbashkëta për të çliruar Shqipërinë nga krimi’, tha Basha.
Dy ditë më parë kreu i PDIU-së Shpëtim Idrizi lajmëroi largimin e kësaj force politike nga koalicioni me mazhorancën për të nisur bashkëpunimin për zgjedhjet e ardhshme me opozitën.
Fraksion.com