AktualitetBota+Të fundit

“Si e zbuti SHBA-ja qëndrimin ndaj Serbisë”

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë lëshuar pe, Kosova për to nuk është më “çështje e kryer”, por duhet dhënë shansin udhëheqësve në Beograd e Prishtinë që të merren vesh, shkruan sonte gazeta “blic” e Beogradit.

Pas këshilltarit të Trumpit për Siguri kombëtare John Bolton, i cili i pari zyrtarisht, para disa javësh e paraqiti këtë qëndrim, të njëjtën gjë në Beograd e ka përsëritur senatori republikan amerikan dhe kryesuesi Këshillit për Siguri të brendshme Ron Johnson gjatë vizitës në Beograd, transmeton Koha.net.

“Qëndrimi amerikan lidhur me ndryshimin e kufijve ndërmjet Kosovës e Serbisë është relativisht konsistent dhe ai është se palët zgjidhjen duhet ta gjejnë në kontest “, ka thënë Johnson.

Ai ka theksuar se SHBA-ja, për dallim nga Gjermania, nuk ka vijë të kuqe lidhur me kufijtë, përshëndet dialogun por nuk vë vija të kuqe.

Sipas kësaj gazete, ky qëndrim e ngre më lart pozicionin e Serbisë në dialog me Kosovën, sepse, siç konstatohet në shkrimin e saj, krahas Rusisë e Kinës, Serbia tash e ka qëndrimin pozitiv edhe të SHBA-së që është i rëndësishëm për rrethanat ndërkombëtare.

Aleksandar Popov nga Qendra për rajonalizim ka thënë se ndryshimi i qëndrimit të SHBA-së nuk e ka befasuar dhe ka shtuar se zyrtarët më të lartë rusë para vetëm disa javësh kanë thënë se përkrahin çdo marrëveshje të cilën e pranon Serbia

Analisti tjetër nga Beogradi Marko Savkoviq, thotë se ndryshimi i qëndrimit të SHBA-së është bërë për shkak të dëshirës së administratës së Trumpit që të shkëputet largohet nga politika e Obamës.

“Njerëzit kryesorë për Serbinë janë nënkryetari i Pence, i cili ka qenë në Lobin serb dhe John Bolton. Të dy ata kanë qëndrim të butë ndaj Serbisë”, thotë ai.

 

Fraksion.com