AktualitetPolitikëTë fundit

Rama: Dritëza e shpresës në familjen e Niko Ahmetit sapo është ndezur

Kryeministri Edi Rama  vizitoi më 5 shtatori familjen e Niko Ahmetit në fshatin Vajzë në Vlorë dhe që atëhere disa gjëra kanë ndryshuar.

Premtimi i parë i kryeministrit Edi Rama që familjes në vështirësi t’i rikthehet energjia elektrike është mbajtur.

Ministrja e Shëndetësisë dhe e Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu dhe drejtori i OSHEE-së, Ardian Çela vizituan familjen për të dhënë lajmin e mirë, dhe jo vetëm për energjinë, por edhe librat falas për vajzat dhe një kurs profesional për djalin e madh të familjes.

Këtë e bën të ditur kryeministri nërmjet postimit të tij në Facebook këtë mëngjes:

“MIRËMËNGJES

dhe me dritëzën e sapondezur të shpresës në familjen e Niko Ahmetit, ju uroj një ditë të mbarë ” shkruan Rama.

 

https://www.facebook.com/edirama.al/videos/493583721106204/
Fraksion.com