Putin: Rusia i njeh të dyshuarit për helmimin e Skripal
Presidenti Vladimir Putin deklaroi të mërkurën (12 shtator) se Rusia ka identifikuar dy personat që Britania i akuzon si autorë të helmimit të ish agjentit rus dhe “nuk ka asgjë kriminale” tek ato.
Javën e kaluar Britania akuzoi dy agjentë të dyshuar – Alexander Petrov dhe Ruslan Boshirov, që besohet se janë zyrtarë të Shërbimit të Inteligjencës Ushtarake të Rusisë (GRU), – për helmimin e ish spiunit rus Sergei Skripal dhe vajzës së tij Julia.
Britania fajësoi qeverinë ruse për sulmin, por Moska e mohon me forcë pretendimin.
Duke folur në një konferencë ekonomike, në qytetin lindor, Vladivostok, Putin insistoi duke thënë se ata nuk punojnë për ushtrinë ruse.
“Ne i njohim ata njerëz. I kemi gjetur” – tha Putin – “Nuk ka asgjë kriminale apo speciale mbi ta. Jua siguroj”
I pyetur nga moderatorët e panelit nëse ata punonin për ushtrinë, Putin u përgjigj ata janë “civilë”
“Shpresoj që ata do të shfaqen dhe do t’i tregojnë të gjitha. Kjo do të ishte më e mira për të gjithë. Nuk ka asgjë të veçantë këtu, asgjë kriminale, ju siguroj. Do ta kuptojmë në një të ardhme të afërt”, ka shtuar ai.
Pas helmimit të Skripal më 4 mars, Britania dhe më dhjetra shtete të tjera përjashtuan 150 agjentë rusë që punonin të veshur me petkun e diplomatit. Edhe Rusia bëri të njëjtën gjë, shkruan AP.
Fraksion.com