Opozita bojkoton nesër parlamentin, mblidhet në Durrës
Opozita e bashkuar do të bojkotojë edhe nesër seancën plenare. Në mbledhjen e grupit parlamentar të PD, u ra dakord që mbledhja e nesërme të zhvendoset në qytetin e Durrësit, si mesazh i rezistencës së bashkëqeverisjes me krimin.
Gjithashtu grupi parlamentar i PD, vendosi të bojkotojë komisionet parlamentare gjatë kësaj jave. Mësohet se pas mbledhjes së grupit, kryetari i PD, Lulzim Basha do të niset për vizite një ditore në Gjermani, ku janë parashikuar takime në Bundestagun gjerman.
Fraksion.com