Operacioni në Nikël: Emrat e 5 të arrestuarve
Pak orë pas operacionit të zhvilluar sot në Nikël, janë mësuar detaje të tjera. Pas shoqërimit të disa prej personave, 5 prej tyre janë arrestuar.
Bëhet e ditur se të arrestuarit janë: Lutfi Haka, djali i tij Marklen Haka,Ylli Çangu, Skender Leza, Valter Bami.
Bëhet e ditur se gjatë operacionit të policisë, nën drejtimin e Prokurorisë së Krujës, u ushtruan kontrolle në banesat e: Durim Bamit, Valter Bamit, Genc Pajtoni, Ylli Çangu, Marklen Haka, Bedri Haka, Skender Leza, Flamur Haka dhe Zyber Bami.
Gjatë kontrollit të ushtruar u gjetën dhe sekuestruan në cilesinë e provave materiale: Një armë zjarri Pistoletë e markës Bareta, me Nr L95899Z. Një arme zjarri Revolver “Trident”, me nr 10883. 28 copë fishekë luftarake me kaliber 9 mm. Tre armë gjahu. Një pushkë sportive pleumatike.
Në operacionin që ka nisur rreth orës 5 të mëngjesit në Nikël të Krujës për ndalimin e personave të dyshuar të përfshirë në grupe kriminale, marrin pjesë një numër i madh efektivësh policie, RENEA E FSHSH dhe me mjete të blinduara, madje edhe spajpera. Në krye të operacionit është vetë Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Ardi Veliu.
Durim Bami ishte i arrestuar lidhur me denoncimin publik të deputeti Tom Doshi, ku ky i fundit pohoi se Bami ishte paguar që të kryente atentat ndaj tij dhe ish-deputetit Mëhill Fufi.
Një operacion i ngjashëm u zhvillua pak ditë më parë në Shkodër. Policia kreu kontrolle, sekuestrime dhe arrestoi katër persona, 3 prej të cilëve më pas u lanë në burg nga gjykata ndërsa i katërti në arrest shtëpiak.
I ashtuquajturi “Grupi i Niklës”, dyshohet si i përfshirë në një seri ngjarjesh kriminale në harkun kohor të 20 viteve.
Fraksion.com