Basha replikon me Mustafajn për PD dhe ëndrrën e Azemit
Pas simpoziumit dhe ekspozites “Endrra e Azemit: Shqiperia si Europa” demokratët, presidenti Meta, përfaqësues të trupave diplomatike të akredituar në Tiranë familjarë dhe miq bënë homazhe pranë memorialit të Azemit.
“Pushteti i lidhur me rimin është pengesa për ëndrrën e azemit Shqipëria si gjithë Europa” tha kryetari i PD-së Lulzim Basha duke i kthyer në mënyrë indirekte përgjigje Besnik Mustafajt i cili para tij lexoi letrën imagjinare që do i kishte shkruar Azemit
Ndër të tjera Mustafaj shkruante ” PD nuk është aty ku historia e kërkon dhe ku do e donte Azemi për ti dhënë zë politik kësaj pakënaqësie popullore duke mishëruar atë që është jetike sot, shpresën e njerëzve dhe për ti udhëhequr këta njerëz drejt përmbushjes së ëndrres tënde, për ta bërë Shqipërinë si të gjithë Europa.”
Më tej Basha tha se “duhet të zotohemi që do të pastrojmë politikën nga krimi.”
Fraksion.com