AktualitetTë fundit

“Vdekjet e heshtura”: 400 mijë evropianë vdesin në vit nga ndotja e ajrit

Ndotja e ajrit është rreziku më i madh ambiental për shëndetin publik në Europë, por qeveritë po dështojnë në trajtimin siç duhet të krizës.

Sipas një raporti të Gjykatës së Auditimit të Bashkimit Europian, limitet e ndotjes së ajrit në Europë janë më të ulëta sesa ato të parcaktuara në standardet e Organizatës Botërore të Shëndetësisë, e pjesa më e madhe e vendeve të BE-së nuk i përmbahen asnjërit prej tyre.

Ajri toksik vret rreth 400 mijë europianë para kohe çdo vit. Në auditin e saj, gjykata e BE-së kërkon standardizimin e ligjeve europiane për cilësinë e ajrit me ato të OBSH-së, që janë të paktën dy herë më të larta për pjesëzat “PM2.5” dhe “PM10” dhe 6 herë më strikte për dioksidin e sulfurit “SO2”.

Ekspertët e BB-së thonë se shkalla e vdekjeve të heshtura – siç i quajnë ata, – nga ajri i helmuar është i papranueshëm.

“Ne – thonë ata, – kemi një krizë shëndeti në Europë për shkak të ndotjes së ajrit. Më shumë se 1.000 vdekje të parakohshme çdo ditë regjistrohen në BE për shkak të ndotjes. Audituesit këshillojnë një rishikim të politikave europiane dhe përshpejtim të procedurave të referimit në gjykatë të rasteve të shkeljeve”./tch

Fraksion.com