Tatimet sqarojnë procedurën, si mund të çregjistroheni nga TVSH-ja
Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve ka sqaruar procedurën për regjistrimin dhe çregjistrimin e bizneseve nga regjimi i Tatimit mbi Vlerën e Shtuar.
Në qarkoren përkatëse tatimet sqarojnë se, tatimpaguesi duhet t’i nënshtrohet, nё nenin 119 tё ligjit “Për Tatimin mbi Vlerën e Shtuar”, ndryshuar, ku pёrcaktohet se “Qarkullimi qё shërben pёr zbatimin e regjimit te TVSh-së.
Gjithashtu neni 120 i ligjit të sipërcituar parashikon të drejtën e zgjedhjes së regjimit të TVSH-së kur:
1. Personi i tatueshëm, pavarësisht se nuk plotëson kriteret për aplikimin e këtij regjimi ose e zbaton atë, ka të drejtë të zgjedhë të zbatojë regjimin normal të TVSH-së.
2. Personi që zgjedh të jetë i regjistruar për TVSH-në, sipas pikës 1, të këtij neni, detyrohet të qëndrojë dhe t’i nënshtrohet regjimit normal të TVSH-së jo më pak se 2 vjet
kalendarikë.
3. Personi i regjistruar për TVSH-në, sipas këtij neni, ka të drejtë të kërkojë t’i nënshtrohet regjimit të bizneseve të vogla dhe ç’regjistrimi i tij nga regjimi normal i TVSH-së hyn në fuqi 6 muaj pas datës së paraqitjes së kërkesës.
Ndërkohë në nenin 6 të Udhëzimit nr.6, datë 30.01.2015 “Për tatimin mbi vlerën e shtuar në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar parashikohet se, personi i tatueshëm i regjistruar në regjimin normal të TVSH-së, ka të drejtë të kërkojë të ç’regjistrohet nga TVSH në rastet kur:
a) Personi i tatueshëm mbyll veprimtarinë e tij ekonomike.
b) Personi i tatueshëm ka plotësuar kushtet dhe procedurën për t’iu nënshtruar regjimit të bizneseve të vogla, siç përcaktohet në këtë udhëzim.
c) Personi i tatueshëm i regjistruar për TVSH-në nuk ka qenë asnjëherë i detyruar të jetë i regjistruar dhe as nuk e ka ushtruar vullnetarisht të drejtën e zgjedhjes për t’u regjistruar për
TVSH-në.
Për sa sipër, kërkesa për çregjistrimin e personit të tatueshëm për rastet b) dhe c) i drejtohet Drejtorisë Rajonale Tatimore, e cila kryen procedurën përkatëse. Autoriteti tatimor ka detyrimin ligjor që pasi personi i tatueshëm të jetë çregjistruar nga regjimi normal i TVSH-së, të njoftojë brenda tre ditëve kalendarike Qendrën Kombëtare të Biznesit për ndryshimin dhe evidentimin e këtij ndryshimi në regjistrin tregtar, përsa ka të bëjë me ndryshime në
regjistrim.
Gjithashtu në nenin 7 të udhëzimit parashikohet se, çdo person i tatueshëm që çregjistrohet ose kërkon të çregjistrohet nga TVSH-ja ka mallra të pa-shitura dhe mbi këto mallra, TVSH-ja ka qenë tërësisht apo pjesërisht e zbritshme, këto mallra do të konsiderohen si furnizim kundrejt pagesës dhe personi i tatueshëm është i detyruar të llogarisë ose rregullojë TVSH-në për këtë furnizim.
Fraksion.com