Stuhia Florence do të prekë Shtetet e Bashkuara, si uragan masiv
Disa pjesë të shtetit të Karolinës së Veriut po evakuohen ndërkohë që uraganiFlorence është shdërruar në një stuhi të madhe të kategorisë 4,duke sjellë erëra me shpejtësi deri në 195 kilometra në orë në Atlantikun e Veriut.
Qendra Kombëtare e Uraganeve pret që Florence të kalojë nesër dhe pasnesër midis Bermudës dhe Bahamave, pastaj t’i afrohet Karolinës së Veriut dhe të Jugut, të enjtendhe të premten.
Qendra Kombëtare e Uraganeve thotë se kur të godasë bregdetin amerikan, Florencedo të jetë fuqizuar dhe shndërruar në “një stuhi të madhe e të rrezikshme”.
Karolina e Veriut ka urdhëruar evakuimin e banorëve në ishujt Outer Banks,duke përfshirë edhe ishullin Hatteras, mjaft të frekuentuar nga turistët.
Fraksion.com