AktualitetTë fundit

Shqipëria kërkon nga Sllovakia ta njohë Kosovën shtet

Kryetari i Kuvendit të Shqipërisë, Gramoz Ruçi, ka kërkuar nga Sllovakia njohjen e Kosovës si shtet.

Këtë e bëri gjatë një takimi me ambasadorin e Sllovakisë në Shqipëri, Milan Ciganik.

“Duke vlerësuar mbështetjen dhe nxitjen e dialogut mes Beogradit dhe Prishtinës, Kryetari i Kuvendit Ruçi përsëriti kërkesën që Sllovakia të njohë e Kosovën si shtet Sovran”, thuhet në njoftim.

Ruçi theksoi se marrëdhëniet ekonomike mes Shqipërisë e Sllovakisë po zgjerohen në disa sektorë si ekonomia, mjedisi, arsimi, turizmi etj.

në anën tejtër, vuri gjithashtu në dukje se Shqipëria po bën hapa të sigurt drejt familjes europiane dhe po krijon në këtë aspekt një përvojë, prej së cilës mund të mësojnë edhe vendet e tjera, sipas njoftimit. Pranimi i Shqipërisë në BE, nënvizoi Ambasadori Milan Cigánik është jo vetëm në interes të Shqipërisë, por edhe të vetë BE-së dhe Evropës.

 

Fraksion.com