Rruga e Kombit, tarifat për të gjitha kategoritë dhe shtresat që s’do paguajnë
Në datën 17 shtator 2018 nis tarifimi në autostradën Milot-Morinë, ku invalidët e punës dhe shtresat në nevojë do të kenë zero tarifim dhe paketë lehtësuese për banorët e qarkut Kukës dhe çdo kategori tjetër. Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë ka publikuar video informuese me detajet e tarifimit dhe kategoritë që përfitojnë reduktime të ndjeshëm të tarifimit.
Tarifa për kalimin e automjeteve në autostrada Milot –Morinë do të jetë 660 lekë (ose 5 euro).
Për banorët qarkut Kukës kjo tarifë është e reduktuar në 100 lekë me tvsh.
Për çdo kalim deri në 44 kalime tarifa është 100 lekë përfshirë edhe tvsh-në.
Tarifat variojnë sipas llojit të mjetit; motoçikletat dhe automjete me tre rrota do të paguajnë 330 lekë, përjashtim bëjnë banorët e qarkut Kukës të cilët do ta kenë tarifën 50 lekë.
Automjete komercilale me dy akse dhe 6 rrota (1.90 m dhe 2.70 m) do të paguiajne 1490 lekë.