Lojërat e fatit, Ahmetaj: Nga janari 2019, asnjë kazino në zona të banuara
Komisioni për Ekonominë dhe Financat rrëzoi Dekretin e Presidentit të Republikës nr. 10850, datë 30.07.2018, “Për kthimin për rishqyrtim në Kuvend të ligjit nr. 39/2018 “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 8438, datë 28.12.1998, “Për tatimin mbi të ardhurat”, të ndryshuar”.
I pranishëm në mbledhjen e komisionit ishte Ministri i Financave dhe Ekonomisë z. Arben Ahmetaj, u shpreh se nuk ka ndryshim në ligjin e lojërave të fatit, përveçse do të taksohet me 15%.
“Qëndrimi i mazhorancës është i prerë përsa i përket lojerave të fatit. Ne unifikuam standardin, mënyra se si definohet baza e taksimit në këto lojëra fatit ka pasur një përjashti, Lotaria Kombëtare që taksohej ndryshe, të gjitha kompanitë e tjera taksoheshin me 15% dhe ajo 10%. E vërteta është se z. Nano e ka lënë taksën mbi lojërat e fatit 20%, ndërsa z. Berisha e bëri 10%. Në 2013 mbidheshin 3.7 miliardë lekë, 37 miliona dollar nga lojërat e fatit, sot mblidhen 54 milion dollarë dhe janë më pak kompani, dhe mblidhen 45% më shumë. Pra, 18 milionë dollarë më shumë” sqaroi ministri z. Ahmetaj.
Gjithashtu, Ministri i Financave, Arben Ahmetaj, tha se nga 1 janari nuk do të ketë më në qytet kazino elektronike.
“Këtë vendime e ka marrë kjo mazhorancë. Në 1 janar 2019 dua ta ndaj me qytetarët, dhe me ju nuk do të ketë më kazino elektronike, në bazë të ligjit kazinotë elektronike do të largohen në zona ku me ligj do të lejohet ky aktivitet që nuk ka lidhje me zonat e urbanizuara. Në bazë të definicionit të ligjit do të ushtrohen klauzolat e rrallimit të zyrave të basteve, 1 në 200 metra. Sikurse edhe bastet sportive do të jenë në distancë 200 metra nga njëra-tjetra.”- tha ministri.
Fraksion.com