Era dixhitale: AMA shtyn me 4 muaj transmetimet analoge
AMA ka shtyrë fikjen e transmetimeve analoge për 4 muaj.
Me sa duket për shkak të problemeve me të cilat janë hasur qytetarët dhe ankesat e shumta, AMA e ka parë të udhës këtë vendim.
AMA deklaron se do të rindizen sërish transmetimet analoge dhe se sinjali analog i transmetimit do të fiket më 15 janar 2019.
“Kemi vendosur rindezjen e transmetimeve analoge. Për ata që kanë blerë aparatin e ri do të vijojnë që të shikojnë transmetimet dixhitale, ndërkohë që ata që ende nuk janë pajisur u lihet katër muaj kohë për tu pajisur me dekodera, do të shtyhet afati në 15 janar 2019. Me gjithë njoftimet prej një viti, konstatohet se shumë prej tyre e kanë lënë për një moment të fundit. ne kemi detyrim për të mbyllur sa më shpejt transmetimet numërime“, u shpreh kreu i AMA-s, Gentian Sala
Fraksion.com