Life StyleTë fundit

Eleni Foureira: Kam lindur në Shqipëri por ndihem greke

Origjina e këngëtares Eleni Foureira ka qenë në qendër të mediave si në Greqi ashtu edhe në Shqipëri. Por këngëtarja ka folur në një intervistë me Katerina Karavatou për këtë çështje duke dhënë një sqarim për të gjithë.

Ajo nuk ka mohuar origjinën shqiptare por ka deklaruar se ndihet me shumë greke.

“Është e padrejtë ndaj Shqipërisë, por për shkak se nuk kam jetuar atje, ndihem greke. Kur jeton 20 vite në një vend, je rritur aty dhe ky vend të bën ajo që je. Nëse më pyet nga jam do të them që kam lindur në Shqipëria por jam greke. Unë e respektoj dhe e dua Shqipërinë, dhe dua të bëj gjëra atje por unë u rrita në Greqi dhe mentaliteti im është grek.

Kur shkoj në Shqipëri më thonë erdhi kjo grekja, ndërsa në Greqi thonë erdhi shqiptarja. Unë ndihem greko-shqiptare, dhe tani pak qipriote. Pas vendit të dytë që mora në Eurovizion, askush nuk kishte për të thënë më asgjë në Greqi,”-tha ajo.

Eleni përfaqësoi Qipron në Eurovision duke fituar vendin e dytë.

Këngëtarja arriti sukses të jashtëzakonshëm në festival.

Vetëm pak muaj më parë ajo ndezi Tiranën në një koncert në Sheshin Skënderbej./oranews

 

Fraksion.com