AktualitetTë fundit

Dalin filmimet shqetësuese nga çerdhja e fëmijëve, kapen 5 edukatoret që ushtronin dhunë

Një rast i ri keqtrajtimi ndaj fëmijëve ka tronditur Italinë. Këtë herë ngjarja e trishtuar ndodhi në Romë, në zonën e Torrino, ku u denoncuan 5 edukatore për keqtrajtimin dhe rrahjen e fëmijëve në çerdhjen ku ata mësonin. Mësuesit kishin krijuar një regjim real të terrorit dhe fëmijët kishin frikë të shkonin në çerdhe. Prindërit e fëmijëve të keqtrajtuar kanë vërejtur shqetësimin e fëmijëve të tyre dhe kanë bërë denoncimin tek autoritetet.

Mësuesit i keqtrajtuan fëmijët fizikisht dhe psikologjikisht

Pas denoncimit të prindërve, karabinierët e Romës filluan hetimet që nxorrën në dritë fakte skandaloze. Pas ankesës, policia instaloi kamera brenda kopshtit. Nëpërmjet përgjimeve audiovizive, në grupin e mesëm, u zbulua se mësuesit i keqtrajtuan fëmijët me ngacmime fizike dhe psikologjike.

Masa e marrë për edukatoret është pezullim i së drejtës për ushtrimin e detyrës dhe e kanë të ndaluar t’i afrohen shtëpive të fëmijëve të dëmtuar shkruan pernenat.al

Fëmijët jetonin në një gjendje terrori

Fëmijët e abuzuar nga edukatoret jetonin brenda çerdhes në një gjendje terrori, e cila gjithashtu ndikonte kur ata ishin jashtë. Nga filmimet doli se fëmijët jo vetëm u goditën, por edhe u mbyllën në dhoma të errëta shkruan pernenat.al. Ata kanë qenë pre edhe e dhunës psikologjike përmes të bërtiturave dhe qortimeve. Edukatoret në fjalë janë nga mosha 52 deri në 65 vjeç./Living

 

Fraksion.com