Thaçi: S’mund ta vizitojë Luginën, Limaj do t’i jap dinamik dialogut
Presidenti Hashim Thaçi, tha se për shkak të rrethanave nuk mund ta vizitojë Luginë e Preshevës. Këto komente ai i bëri gjatë takimit me liderët e kësaj pjese.
I pyetur se kur mund të mbajë një tubim më shqiptarët në Luginën e Preshevës, njëjtë siç bëri presidenti i Serbisë me serbët e Kosovës, Thaçi shtoi se këtë do të dëshironte ta bënë një gjë të tillë, por nuk mundet, pasi tha se është i dënuar në mungesë nga institucionet serbe të drejtësisë.
“Kam qenë edhe atje. Jetoj me ato shqetësime të njerëzve dhe për këtë arsye jam i vendosur që çështjen e tyre ta shtyjë përpara. Kur e kam vizituar Luginën në kohë të rënda nuk kam qenë aty me leje të Serbisë. Tash jemi në rrethane tjetër, jam i dënuar në mungesë nga Serbia”.
“Atë dënim Serbia s’ma ka fal kurrë as nuk e kam kërkuar. Nuk mund të ia mësyje kufirit për ballafaqim fizik, kur ka qenë koha ia kam treguar vendin. Aktualisht Beogradi nuk e sheh të dobishme prezencën time atje. Nuk kam bërë kurrë kërkesë të tillë sepse e di përgjigjen e tyre, por do të mirëprisja një sjellje evropiane”.
“Dua t’i shoh ata njerëz, të bisedojë me ta, e di që kanë shqetësime, janë komuniteti më i diskriminuar në Evropë dhe kjo më shqetëson”.
Thaçi ka ftuar politikanët, deputetët e liderët kosovarë që kanë mundësi të vizitojnë Luginën, ta bëjnë një gjë të tillë për t’i dëgjuar shqetësimet e shqiptarëve.
“Ftoj që ata që mund të vizitojnë luginë, deputetë e ministria të jenë më shpesh atje për mbështetje. Disa liderë që mund të shkojnë duhet të shkojnë, sepse kanë nevojë njerëzit t’i dëgjojnë”.
Sipas tij, formimi i Ekipi negociator nga Qeveria në krye me Fatmir Limaj ka qenë vendim i mençur, derisa shprehu besimin që ai dhe anëtarët tjerë të ekipit do t’i japin një dinamik të re këtij procesi.
Ai ka mohuar se Beogradi dikton përzgjedhjen e anëtarëve të ekipit negociator, duke thënë se këtë e bëjnë vetëm institucionet e Kosovës.
“Se kush merr pjesë në dialogun më Serbinë nuk seleksionon Beogradi por vetëm institucionet e Kosovës”.
Thaçi ka përsëritur se nuk do të ketë ndarje, as shkëmbim territoresh. Ai tha se nuk u garanton shqiptarë të Luginës se do të ndodhë bashkimi me Kosovën, por shtoi se do të punojë shumë që kjo të ndodhë.
Realizimi i kësaj ideje sipas tij, varet edhe nga uniteti në Kosovë, raporton EO.
“Kur diskutojmë për Luginën ne diskutoj si tërësi. Nuk ju premtoj preshevarëve dhe nuk garantoj bashkëngjitje, por i siguroj që do të punojë shumë që kjo të ndodh, se a do të ndodhë apo jo varet nga uniteti në Kosovë dhe Preshevë”.