Life StyleTë fundit

Rona Nishliu, dasma: Publikohen fotografi të reja nga martesa e këngëtares

Një nga këngëtaret me zërin më brilant në muzikën shqiptare, Rona Nishliu ka surprizuar fansat këtë fundjavë.

Të shtunën, këngëtarja e njohur shqiptare,  i dha fund beqarisë, duke kurorëzuar dashurinë e saj me martesë.

Rona, e cila arriti të shkëlqejë në Eurovizion, deri më tani e kishte mbajtur të fshehtë jetën e saj private, ndaj askush nuk e kishte marrë vesh se është kurorëzuar në martesë, derisa ajo vetë ka postuar një foto në rrjetet sociale.