Presidenti Trump kriitikon ashpër librin për presidencën e tij
Presidenti i SHBA, Donald Trump kritikoi përsëri ashpër librin e ri të autorit Bob Woodward që bën fjalë për presidencën e tij, duke e quajtur një tjetër sulm tëzakonshëm, në morinë e sulmeve të tjera kundër tij.
“Libri i Woodward-it është një shaka”, tha zoti Trump, duke iu përgjigjurpërshkrimeve tepër kritike të gazetarit hulumtues për presidencën e tij kaotike. Libri, i titulluar “Frikë: Trump në Shtëpinë e Bardhë”, del në qarkullim të martëndhe është qysh tani ndër titujt më të shitur në rrjetin Amazon.
Presidenti Trump shkruante në Twitter se Woodward ka përdorur në libër “burimeanonime, të provuara si të pavërteta.” Shumë njerëz, shkruan ai, tashmë kanëdeklaruar se citimet e tyre, ashtu si edhe vetë libri, janë të sajuara. “Demokratët, – vazhdon Presidenti, – nuk mund ta durojnë dot humbjen; unë do të shkruaj librin e vërtetë.”
Bob Woodward fitoi famë si gazetar rreth pesë dekada më parë si njëri ngareporterët e gazetës Washington Post, raportimet e të cilëve rreth korrupsionit nëShtëpinë e Bardhë çuan në dorëheqjen e Presidentit Richard Nixon. Ai ka shkruarlibra rreth tetë presidentëve amerikanë.
Woodward i tha televizionit NBC se para zotit Trump ai nuk kishte parë ndonjëherënjë president kaq të shkëputur nga realiteti i asaj që po ndodh.
Fraksion.com