“Një vit në SHBA, pa pagesë”, Ambasada Amerikane bën një njoftim për nxënësit
Një mundësi e mirë për të gjithë ata të lindur nga 1 janari 2002 deri më 15 korrik 2004, e që janë me rezultate të mira në mësime.
Ambasada amerikane njofton sot se këta nxënës mund të përfitojnë nga programi YES.
Ky program u ofron nxënësve të shkollave të mesme në Shqipëri mundësinë për të jetuar me një familje amerikane dhe për të studiuar në një shkollë të mesme në Shtetet e Bashkuara për një vit — pa pagesë”
“Jeni në klasën e 10-të ose të 11-të në shkollë të mesme? Keni rezultate të mira në shkollë? Jeni lindur nga 1 janari 2002 deri më 15 korrik 2004? Programi YES, financuar nga Departamenti Amerikan i Shtetit, u ofron nxënësve të shkollave të mesme në Shqipëri mundësinë për të jetuar me një familje amerikane dhe për të studiuar në një shkollë të mesme në Shtetet e Bashkuara për një vit — pa pagesë! Mësoni se si mund të aplikoni 👉https://goo.gl/h4XB9m“, shkruan Ambasada në njoftimin e saj.
Fraksion.com