AktualitetTë fundit

Lumë droge në Europë, arrestohen shqiptarët në Itali, Gjermani e Shqipëri

Dy grupe trafikantësh shqiptarë që trafikonin kokainë, heroinë, e marijuanë mes Italisë dhe Eruopës Veriore janë shkatërruar gjatë një operacioni të koduar “Alba Bianca” të ndërmarrë mëngjesin e sotëm.

Operacioni u ndërmor në 3 shtete, Itali, Gjermani dhe Shqipëri dhe në pranga kanë rënë  18 shqiptarë, 1 kosovar e 1 pakistanez.

Te arrestuarit

16 persona janë arrestuar në Itali.  13 prej tyre janë shtetas shqiptarë me banim në Bolzano, Merano (BZ), Bressanone (BZ), Laives (BZ), Chiusa (BZ), Treviso, Opera (MI) e Manerba (BS). Një i arrestuar është shtetas kosovar me banim në Treviso, një tjetër është shtetas italian me origjinë shqiptare me banim në komunën Merano të Bolzanos.

3 shqiptarë janë arrestuar në Bavari të Gjermanisë

1 tjetër shqiptar është arrestuar në Tiranë.

Dy grupet kriminale

Ky operacion antidrogë ka çuar në shkatërrimin e dy grupeve kriminale që vepronin në lidhje me njëri tjetrin; njëri në Veri të Italisë e tjetri në Bavari të Gjermanisë. Grupet kishin degëzime të shumta në territorin italian në rajonet e Lombardisë , Veneto e Piemonte deri në Belgjikë dhe Hollandë.

Hetimet e këtij operacioni kanë nisur në janar të 2016 pas sekuestrimit të 91.5 kg kokainë në kufirin italian me Austrinë.

Që prej nisjes së hetimit të këtij operacioni e deri më arrestimet e ditës së sotme këtyre dy grupeve trafikantësh u janë sekuesstruar 120 kg drogë e tipit marijuanë, kokainë e heroinë në vlerë mbi 20 milionë euro , 8 automjete të përdoruara për trafikun e drogës, mbi 100 mijë euro para cash si dhe janë arrestuar gjithsej 40 korrierë e trafikantë drogë./oranews