AktualitetKosovaTë fundit

Kurti: Thaçi për t’i shpëtuar burgut, ta bjen kufirin në Vushtrri

Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti ka ironizuar me Presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi, duke thënë se vetëm për t’i shpëtuar burgut, mund ta bjerë kufirin në Vushtrri.

Madje, Kurti përmes një postimi në Facebook, e ka quajtur Thaçin edhe si gjysmë president.
Sipas liderit të VV-së, Albin Kurtit kërkesa që iu bë ambasadorit rus në Tiranë nga Presidenti Thaçi, ishte vetëm për ta shpëtuar veten nga burgu.

Kurti ka cituar një bashkëluftëtar të Presidentit Thaçi, duke thënë se ai është I gatshëm që kufirin ta bie deri në Vushtrri, vetëm që të mos shkojë në burg.

“Ambasadorit rus në Tiranë nga studioja e Opinionit të Blendi Fevziut, gjysmë Presidenti Hashim Thaçi i kërkoi takim me Putinin. Siç më tha një ish bashkëluftëtar i tij: “Ky Hashim Thaçi veç për mos me shku në burg, kufirin edhe në Vushtrri ta bjen!”, ka shkruar Kurti.

 

Fraksion.com