AktualitetBota+Të fundit

Florence kthehet në uragan, rrezikon të prekë Shtetet e Bashkuara

Stuhia tropikale Florence u kthye në uragan të dielën dhe pritet të intensifikohet dhe të kërcënojë pjesë të brigjeve lindore të Shteteve të Bashkuara këtë javë, sipas Qendrës Kombëtare të Uraganëve.

Qendra tha se rajoni qendror i Atlantikut duhet ta ndjekë me kujdes ecurinë e uraganit dhe të jetë i përgatitur që të marrë udhëzime nga autoritetet lokale.

Florence po shoqërohej nga erëra me shpejtësi deri në 120 kilometra në orë.

Edhe stuhia tropikale Isaac, disa qindra kilometra në lindje të Florence në oqeanin Atlantik, po e rriste shpejtësinë dhe pritet të kthehet në uragan të dielën në mbrëmje ose të hënën, sipas Qendrës Kombëtare të Uraganeve

 

Fraksion.com