AktualitetTë fundit

Afganistan: Talebanët islamikë marrin një distrikt strategjik

Talebanët islamikë në Afganistanin e veriut kanë marrë një distrikt strategjik tërëndësishëm pranë kufirit me Turkmenistanin dhe kërcënuan një kryeqendërprovince, duke vrarë dhjetëra trupa afganë në një seri sulmesh.

Gjatë tre ditëve të fundit, kryengritësit kanë intensifikuar sulmet në të gjithëvendin, kanë marrë territor dhe kanë vrarë më shumë se 80 ushtarë të ForcësKombëtare Afgane që trajnohen nga ushtria amerikane.

Zyrtarët thanë të hënën se luftëtarët talebanë sulmuan qarkun Khamyab nëprovincën Jowzjan nga shumë drejtime dhe e morën brenda natës. Shefi i policisë sëprovincës, i tha Zërit të Amerikës se forcat qeveritare u tërhoqën nga zona për tëshmangur viktimat mes civilëve.

Zyrtari nuk pranoi të fliste për viktimat midis forcave të tij, por sipas raportimeve, nëluftime u vranë tetë policë dhe disa të tjerë u plagosën.

 

Fraksion.com