9 këshilla si të merrni vendime të drejta
Zgjedhjet që bëni si një ndërmarrës mund të kenë ndikim të fuqishëm. ‘’Gjasat e një vendimi të rëndësishëm’’ mund të dalin nga askundi vetëm për t’u shndërruar në diçka të dhimbshme. Në anën e kundërt, ka disa mundësi të cilat nuk ia vlen t’i shikoni dy herë por në fund hyjnë në listën tuaj të mundësive të humbura.
Ju nuk dëshironi çdo mundësi, ju dëshironi atë të duhurën. Pas të gjithash, kjo është ideja juaj ndërmarrëse, e cila dëshironi që të ketë sukses, dhe kjo do të thotë të shihni dritën të nesërmen bazuar në vendimet që merrni sot.
Marrja e vendimeve mund të jetë pesha më e madhe në shpatullat tuaja nëse nuk dini se si të menaxhoni stresin ose nëse pasojat nuk janë ideale. Pra, si t’a dini se si duket një vendim i mirë? Këtu janë nëntë karakteristikat e një vendimi të mirë:
Vendimet e mira në mënyrë pozitive ndikojnë tek të tjerët
Kjo deklaratë mund të jetë e dukshme, por nëse do të ishte, vendimet e këqija nuk do të ekzistonin. Pas të gjithash, secili i cili ndikohet negativisht nga një vendim menjëherë klasifikon atë vendim si të keq. Sigurisht, tani ju duhet të gjeni një vendim ‘’pozitiv’’.
Vendimet e mira janë të kopjueshme
Njerëzit dëshirojnë të imitojnë një vendim të keq si rasti i herpesit. Mjaftueshëm e thënë.
Vendimet e mira krijojnë mundësinë
Një vendim efikas fuqizon të tjerët të veprojnë.
Vendimet e mira përfshijnë të tjerët
Arritja në një përfundim i cili i shërben kompanisë është një proces. Ka kuti të cilat duhet t’i kontrolloni për t’u siguruar se përgjegjësitë janë të vendosura.
Vendimet e mira janë të ekzekutueshme
E rëndësishme për çdo vendim është qartësia rreth atij vendimi. Nëse ka paqartësi se çfarë duhet të bëni pastaj, atëherë ai vendim nuk është mjaftueshëm i qartë. Qartësia minimizon pasigurinë, dhe edhe pse kjo mund të tingëllojë si një deklaratë e dukshme, kujtoni se ajo që është e dukshme për ju mund të jetë diçka e re për të tjerët.
Një vendim i mirë është sistematik
Dallimi i kritereve të mira nga të këqijat kërkon kohë, burime dhe kërkesa të qarta se çfarë është qëllimi dhe gjykimi për të vlerësuar mundësitë e suksesit.
Vendimet e mira janë të përgjegjshme
Me qartësinë vjen përgjegjësia. Nuk është e lehtë të fshiheni prapa roleve, përgjegjësive ose pritshmërive të lidhura me një vendim të mirë. Vlerësoni gjërat e nevojshme dhe kushtet të cilat definojnë suksesin dhe ju me siguri do ta ekzekutoni shumë mirë.
Vendimet e mira janë praktike
Njerëzit janë krijesa të emocioneve, e cila do të thotë se eliminimi i emocioneve nga një vendim nuk është i lehtë. Mirëpo, ajo që mund të eliminohet janë paragjykimet emocionale vetë-shërbyese. Në SEAL Teams, p.sh., kishte tri kritere përmes të cilave vendimet merreshin: Misioni, ekipi, individi. Pra, kujt i shërben vendimi? Individi vjen i fundit.
Kur përballeni me një tjetër vendim të vështirë, pyesni veten, ‘’Kujt i shërben’’?
Vendimet e mira përfshijnë vetëdijesimin
Nëse keni për detyrë të vendosni se si të krijoni strategjinë e kompanisë tuaj për 10 vitet e ardhshme por kurrë nuk keni bërë një plan strategjik, gjasat janë se ju duhet të drejtoheni tek një ekspert. Qëllimi është që një vendim të ndikojë pozitivisht të tjerët, të nxisë mundësitë, ju duhet të dini se kur po operoni brenda rrethit tuaj të ndikimit dhe kur po kaloni kufijtë e tij.
Marrja e vendimeve është art dhe shkencë. Përfshini nëntë karakteristikat më lartë në arkitekturën tuaj të vendimeve që të keni më shumë vetëbesim dhe shikoni të tjerët duke bërë të njëjtën gjë.
Fraksion.com